‘Mariah Carey nuk e njeh Kim Kardashianin’

Mariah Carey is a Chatterbox in NYC

Kim Kardashian është njëra nga personat e famshëm në ditët e sotme. Por është një yll tjetër që nuk e di se kush është ajo. “Sinqerisht, gruaja ime, ajo nuk e di se kush është Kim Kardashian”, ka thënë Nick Cannon për Mariah Careyn gjatë një interviste për një radio amerikane. “Ajo nuk i kushton vëmendje kësaj pune”.

Burri i Carey, Cannonit i kushton rëndësi vetëm intervistave të tij pasi që ai është shumë i hapur në to. “Njerëzit mendojnë se mund të më pyesin për çdo gjë, sepse unë them çdo gjë”, ka thënë ai. “Jam shumë i sinqertë dhe po them se gruas sime nuk i pëlqen kur vijë në këtë radio për intervista!”.