Marchisio: Do japim maksimumin ndaj Interit dhe Bayern Munchen

loading...

marchisio

loading...
Claudio Marchisio siguron të gjithë tifozët e Juventusit se bardhezinjtë do të luajnë në maksimum ndaj Interit edhe pse tre ditë më pas kanë një ndeshje shumë të rëndësishme, çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen.

Mesfushori italian theksoi se humbja 1-3 e fazës së parë në “Juventus Stadium” djeg ende: “Objektivi ynë është të mbajmë të paprekur avantazhin që kemi ndaj Napolit dhe Milanit. Gjithashtu e pranoj që rezultati i fazës së parë na djeg dhe duam të hakmerremi për atë humbje në shtëpinë tonë. Përpara se të mendojmë për Bayernin, duhet të përqendrohemi tek Interi”, shtoi Marchisio për ‘Tuttosport’.

Gjithsesi, mesfushori foli edhe për rivalët e Champions League, Bayern Munchen: “Janë më superiorë se ne. Kanë më shumë eksperiencë dhe cilësi teknike, por ne nuk kemi frikë. Kam besim se mund të marrim një rezultat të mirë në Mynih.”

loading...