Marakonat dhe sallata ulin rrezikun e infarktit

loading...

spagetiitti[1]

loading...
Konsumi i vazhdueshëm i një pjate makaronash, shoqëruar me një sallatë, është në gjendje që të ulët ndjeshëm rrezikun për t’u goditur nga një infarkt.

Një studim i realizuar nga një grup ekspertësh arriti në përfundimin se konsumi i ushqimeve të pasura me fibra redukton me 7-10% probabilitetin e prekjes nga sëmuret kardiovaskulare.

Gruri, orizi, frutat, dhe zarzavatat janë burimi kryesor i marrjes së fibrave për njeriun, prandaj është e rëndësishme që makaronat të jenë realizuar me miell gruri.

Lajthitë gjithashtu janë të pasura me fibra, ndonëse një pjesë të tyre janë të patretshme nga organizmi i njeriut.

Studimi i ekspertëve u bazua mbi vëzhgimet, në të cilat probabiliteti i prekjes nga sëmundje, u shqyrtua në disa grupe të ndryshëm njerëzish, të ndarë sipas zakonit të tyre në të ngrënë, midis viteve 1990-2012, shkruan Top Channel.

“Shumica e njerëzve nuk marrin nivelin e rekomanduar të fibrave, ndonëse ato ndikojnë në reduktimin e rrezikut të infarktit”, deklaroi ekspertja e Universitetit të Lidsit, autore e studimit.

“Duhet të edukojmë konsumatorët që t’i kushtojnë rëndësinë e duhur marrjes së përshtatshme të fibrave, duke i mësuar se çfarë është e dobishme për trupin e tyre”.

Masa e rekomanduar e fibrave në ditë është rreth shtatë gramë, një sasi e arritshme nëpërmjet konsumit të një pjate makaronash, me sallatë ose dy fruta në mungesë të sallatës.

loading...