Maqedonasit ndalojnë topin me simbolet kombëtare shqiptare të shkojë në Zvicër


Një ngjarje, gjithsesi e pazakontë për botën normale, por jo aq e çuditshme kur dihen sjelljet e autoriteteve të Maqedonisë ndaj shqiptarëve dhe simboleve të tyre, ka ndodhur sot në aeroportin e Ohrit.
Urim Josufi, banor i Kalishtit të Strugës, te portali Strugalajm ka denoncuar një ngjarje të ndodhur në Aeroportin e Ohrit. Jusufi ka treguar se gjatë ditës së sotme nipi i tij udhëtoi drejt Zvicrës dhe me vete si dhuratë nga vendlindja kishte marrë një top futbolli ku të stampuara ishin simbolet e Shqipërisë dhe Kosovës. Por, kjo gjë nuk u pëlqeu autoriteteve të aeroportit, të cilat me një arsyetim banal nuk e lejuan që këtë dhuratë ta marrë me vete në Zvicër.

Jusufi, potencon se atyre iu tha se ky top nuk ka simbole të Maqedonisë dhe si i tillë nuk mund të lejohet të dalë jashtë Maqedonisë.

“Një ngjarje e pazakontë që të kujton kohët e shkuara, ku çdo simbol që lidhej me shqiptarët ndaloheshte. Edhe arsyetimi ishte absurd, sepse na u tha se topi nuk ka simbole të Maqedonisë”, ka thënë ai.
ch