“Mami, faleminderit “, telefonata e fundit e të rinjve italianë që u dogjën në krahët e njëri-tjetrit

Të ngecur në katin e 23-të të pallatit që mori flakë në Londër dhe të ndodhur përballë vdekjes, të rinjtë Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi bënë telefonatat e përshëndetjes me familjarët e tyre në Itali.

Në telefonatën e fundit, çifti u dha lamtumirën familjarëve, ndërsa ndër të tjera, Gloria i tha të ëmës “Faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua”.

I fejuari i saj, Marco u mundua shumë që të shpëtonin dhe të zbrisnin në katet e poshtme të ndërtesës, por flakët kishin arritur apartamentin e tyre dhe tymi po i mbyste.

“Telefonata e fundit me familjarët i la ata tërësisht pa shpresë për ti parë dhe një herë të gjallë fëmijët e tyre. Nuk arritën ti shpëtonin flakëve”, – tha një avokat i familjes italiane.

Vajza dhe djali ishin diplomuar të dy për arkitekturë dhe kishin shkuar në Londër tre muaj më parë për të jetuar dhe punuar.