“Mami është tashmë një engjëll në tokë”/ Fëmijët përcjellin të mbytur në lot, nënën që ua vrau babai

Diana Koni Vrapi humbi jetën tragjikisht të mërkurën e kaluar nga bashkëshorti i saj Muhamed Vrapi. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit, dhe sipas raportit mjeko-ligjor e ndjera u godit 15 herë me thikë.

Mjaft e dhimbshme ishte situate e krijuar ditën e djeshme gjatë ceremonisë mortore të mbajtur në kishën e San Michele në Itali, ku tre fëmijët e saj u shprehën se “Mami është tashmë një engjëll në tokë”.

Djali i madh i çiftit, Brigelsi, u shpreh me lot në sy se: “Ajo na la të mirën të gjithëve, sigurohuni që shpirti i saj qëndron në të gjitha ju, ajo gjithmonë më mësoi të dua, gjithmonë më tha “mos i urrej njerëzit”, dhe unë nuk urrej askënd, vlerësojini të gjithë. Nuk ka dashuri dhe admirim më të madh se sa për figurën e nënës.

Për shkak se ajo ishte kështu, sikundër iu thashë, ajo tashmë është një engjëll në tokë”

Ngjarja pati jehonë të gjerë në shtypin local në Itali.