Mamba në botën e çudirave!

loading...

Kronikë amerikane nr.265 – 28 janar 2013

NBA

mamba

loading...
Kobe Bryant apo Mamba e zezë – nofka e tij e preferuar, po bën diçka që askush nuk do e priste nga ai. “Po provoj të bëj më të mirën për skuadrën në këtë moment, dhe mesa duket po funksionon pasi tani kemi dy fitore radhazi,” deklaroi Bryant pas fitores së parë të Lakersave këtë sezon kundër Top 4 skuadrave të para (Thunders, Spurs, Clippers, e Grizzlies) ndaj të cilave kishin pësuar 8 humbje në 8 ndeshjet e fundit. Fitorja ndaj skuadrës më të mirë në Perëndim – Thunders, mbrëmë ishte e treta në 12 ndeshjet e fundit për Lakersat.

E çfarë po bën Kobe? Po PASON! E dimë që nuk është diçka që pritej nga ai, por befasia vjen nëse krahasojmë gjuajtjet e provuara në kosh dhe asistimet, ku këto të dytat dominuan në dy ndeshjet e fundit kundër Jazz dhe Thunders. Bryant gjuajti në kosh vetëm 10 herë të premten kundër Utah-s, dhe 12 herë kundër Thunders të dielën pasdite, derisa në të dy ndeshjet shënoi nga 14 asistime. Sigurisht mesatarja e pikëve është zvogëluar dyfish nga 28.7 gjatë sezonit në 17.5 gjatë këtyre dy ndeshjeve, por Lakersat po fitojnë. Në të dy ndeshjet ai ishte vetëm 1 kërcim larg dyshifrorit të trefishtë. Të kujtojmë qe para kësaj fundjave, vetëm 3 herë në karrierën e tij që daton nga viti 1996 Kobe Bryant kishte pasur më shumë asistime se sa gjuajtje në kosh në ndeshje. Mbrëmë ai shënoi 21 pikë, derisa Steve Nash pati 17 pikë, 7 nga të cilat në 5 minutat e fundit. Gasol shtoi 16 pikë si rezervë. Kevin Durant nuk e pati problem të shënoj 35 pikë, ndërsa Russell Westbrook kontribuoi me 17 pikë, 13 asistime, 9 kërcime, dhe një kacafytje me Bryantin. Pos Bryantit i cili po mahnit të gjithë me statistikat e fundit duke treguar edhe një herë aftësitë e tij universale në lojën e basketbollit, Lakersat kanë edhe Nashin për të pasuar topin, derisa gjatë javës pritet të rikthehet edhe Steve Blake i cili ka humbur mbi 35 ndeshje për shkak të lëndimit.melo

E për shkak të lëndimit (ligament i shkëputur) shumë ndeshje do të humb pllejmejkeri i Boston Celtics, Rajon Rondo. Sezoni për të kishte përfunduar pas lëndimit që njëherë vlerësohej vetëm si zgjatje e ligamentit të gjurit të djathtë. Celtics, të cilët ishin në dijeni që Rondo do të mungonte për këtë ndeshje, por jo për tërë sezonin, mposhtën kampionët në fuqi, Miami Heat, 100-98 vetëm pas dy vazhdimeve. Kevin Garnett pati 24 pikë e 11 kërcime, ndërsa Paul Pierce e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 13 kërcime, e 10 asistime duke shënuar pikët vendimtare 31 sekonda para fundit të vazhdimit të dytë për epërsinë 99-98, që nuk u lëshua më pas gjuajtjeve të gabuara nga James dhe Battier. LeBron James pati 34 pikë e 16 kërcime, ndërsa Chris Bosh pati DD me 16 pikë dhe 16 kërcime. Ray Allen, njëri ndër yjet e Boston pati një video falënderuese të shfaqur në ekran para ndeshjes të cilën e mbylli me 21 pikë e 5 kërcime. Ishte ndeshja e dytë e Boston që luajnë dy pjesë shtesë. Të premten ata u mposhtën nga Atlanta 123-111. Është hera e parë që nevojiten dy pjesë shtesë në dy ndeshje radhazi për Boston që nga datat 11 dhe 13 mars të vitit 1951.

Hawks mbrëmë nuk arritën të befasojnë edhe New Yorkun, përkundër rikthimit të çerekun e fundit. Carmelo Anthony pati 42 pikë dhe 9 treshe për Knicks – rekord franshize, ndërsa Stoudemire dhe JR Smith shtuan nga 18 pikë në fitoren 106-104 kundër Atlantas. Jeff Teague pati 27 pikë, Josh Smith shtoi 20 ndërsa Al Horford pati 16 pikë për mysafirët.

NHL

Caps shënuan fitoren e parë, ngjashëm si Alex Ovechkin që gjeti rrugën për tek goli. Rusi shënoi golin e tretë tek vendasit pas Ward dhe Erskine të cilët përmbysën epërsinë fillestare të Sabres që e arritën në periudhën e parë me golin e Tyler Ennis. Marcus Foligno shënoi edhe një herë në fund të ndeshjes për Buffalon, por nuk mjaftoi për të lënë Washingtonin pa fitore pas katër ndeshjeve të para.

E pa humbje këtë stinor akoma janë Chicago Blackhawks. Ata mbrëmë mposhtën Detroitin pas kohës shtesë me rezultat 2-1 duke u ngjitur në kuotën e gjashtë fitoreve këtë sezon. Corey Crawford pati 29 intervenime në portë, derisa Duncan Keith kishte hapur epërsinë herët në periudhën e parë, epërsi që u shkri me golin e Johan Franzen në periudhën e tretë. Nick Ledy pas asistimit të Stalberg dhe Toews u përkujdes për startin më të mirë në histori të franshizës duke shënuar 2:45 minuta në kohën shtesë.

Serinë e përkryer në arriti ta ruante Ottawa. Senatorët u mposhtën nga Pinguinët e Pittsburghut vetëm pas penalltive. Ishte mbrëmja e portjerëve me Craig Anderson që ndali 33 gjuajte për vendasit dhe Marc-Andre Fleury që mbeti vetëm 2 gjuajtje mbrapa. James Neal dhe Colin Greening kishin shënuar gjatë kohës së rregullt, derisa Milan Michalek ishte i vetmi që humbi penalltinë në fund me Neal, Crosby dhe Malkin të tre të saktë për mysafirët.

NFL

saturday-resizeNjë javë para SuperBowlit zhvillohet ndeshja e tipit ‘all-star’ e njohur si Pro Bowl. Derisa më shumë ngjan në një garë marketingu dhe pa ndonjë interesim të madh për publikun, si zakonisht edhe mbrëmë kjo ndeshje përfundoi me një mori pikës. NFC fitoi kundër AFC me rezultat 62-35, me pranuesin e Vikings, Kyle Rudolph të shpallur si MVP.  Derisa shifrat nuk çojnë peshë për këtë ndeshje, vlen të përmendet që Rudolph pati 5 pranime për 122 jard e 1 TD. Njëri ndër momentet më të mira ishte kur Qendra e Green Bay, Jeff Saturday ndërroi anën për të pasuar tek kuarterbeku i Denver, dhe mbrëmë kundërshtari i tij, Peyton Manning edhe për një herë të fundit. Të dy këta kishin kaluar 13 vite tek skuadra e Indianapolis Colts para se të ndanin kahjen në fund të sezonit të kaluar. Ata kanë qenë pjesë të dy SuperBowl, duke fituar njërin, derisa Saturday do të pensionohet në fund të këtij sezoni, me ndeshjen e mbrëmshme si e fundit në karrierën e tij.

 

Kronikë Amerikane

përgatitet nga Luan Morina

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Boston – Miami                                                100-98 2OT

LA Lakers – Oklahoma City           105-96

Orlando – Detroit                             102-104

Memphis – New Orleans              83-91

New York – Atlanta                         106-104

Dallas – Phoenix                               110-95

LA Clippers – Portland                    96-83

NHL

Washington – Buffalo                    3-2

Ottawa – Pittsburgh                       1-2 SO

Montreal – New Jersey                 4-3 OT

Tampa Bay – Philadelphia             5-1

Chicago – Detroit                             2-1 OT

St. Louis – Minnesota                     5-4 OT

Winnipeg – NY Islanders               5-4 OT

San Jose – Vancouver                    4-1

 

loading...