Mamaja e uron në “FB” por… zgjedh foton që zor se do ta njihni që është Luana

Luana Vjollca feston sot ditën e saj të lindjes dhe urimet kanë qenë të shumta për moderatoren për këtë 26 vjetor.

Ndër të tjera, ajo ka marrë dhe një mesazh urimi përmes një postimi në Facebook nga nëna e saj, Maria, e cila i dedikon disa fjalë të ndjera. Por bashkangjitur urimit ajo ka postuar dhe një foto të Luanës kur ka qenë e vogël duke na treguar se si dukej dikur ajo.

“Ditlindje te bukura gjithmone per ty e vogla ime ne 100 vite tjera te lumtura! Mall e dashurii per ty jeta ime , mbrekullia ime !Falenderoj Zotin qe ne proven e jetes me bekoj me ju e ty Luana Shpirtit!”, janë fjalët e nënës së Luanës.