Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova me marrëveshje për kufirin

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Malit të Zi.

Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për “pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh”, dhe për mirëmbajtjen e saj, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Në takim, po ashtu, është arritur marrëveshja për zbatimin e marrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi–Shqipëri, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.