Malaga përmbys Porton dhe kalon në çerekfinale – VIDEO

loading...

malaga

loading...
Malaga është e penalizuar për të marrë pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm (për shkak të borxheve), por po e shijon në maksimumin pjesëmarrjen në Champions League sivjet. Ekipi i drejtuar nga Manuel Pelegrini ka siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke fituar 2-0 në shtëpi kundër Portos. Edhe pse kishin humbur 1-0 në duelin e parë, spanjollët ia dolën mbanë të përmbysin gjithçka falë golave të Iskos dhe Santa Kruzit.

Miqtë u munduan të kontrollojnë lojën duke dominuar në zotërimin e topit, gjithsesi Malaga krijoi rastet më të pastra për shënim. Saviola kaloi në avantazh vendësit në minutën e 40-të, por arbitri Ricoli e anuloi golin, ndonëse ishte i rregullt. Megjithatë, vetëm tri minuta më pas mendoi Isko të zhbllokonte rezultatin, duke e dërguar topin në rrjetë pas një gjuajtjeje potente nga jashtë zone. Spanjollët shkuan në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli, ndërkohë që pjesa e dytë nisi gjithashtu mjaft mirë për ta. Stiven Defur u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë dhe e la Porton me një lojtar më pak për pjesën e mbetur të lojës.

Edhe pse u munduan të rezistojnë, djemtë e Vitor Pereiras e patën të pamundur ta evitonin golin e dytë. Santa Kruz, vetëm tri minuta pasi u fut në fushën e lojës si zëvendësues (77′), goditi saktë me kokë një krosim në zonë, duke vulosur kështu fitoren 2-0 dhe njëkohësisht “biletën” për në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.

MALAGA-PORTO 2-0
GOLAT: Isko 43′, Santa Kruz 77′

MALAGA (4-4-2): Kavajero, demikelis, Uelington, Antunjes, Gamez, Hoakin (Kamaço 88′), Tulalan, Iturra, Isko, Baptista (Santa Kruz 74′), Saviola (Piazon 78′) Trajner: Manuel Pelegrini

PORTO (4-3-2-1): Helton, Otamendi, Mangala, Danilo, Aleks Sandro (Atsu 70′), Luço Gonzalez, Defur, Mutinjo (Rodrigez 46′), Fernando, Varela (Maikon 58′), Martinez Trajner: Vitor Pereira

KARTONË TË VERDHË: Demikelis, Gamez, Tulalan / Otamendi, Mangala, Aleks Sandro;
KARTON I KUQ: Defur 49′
ARBITËR: Nikola Ricoli

loading...