Malaga-Atletico Madrid vetëm barazim

at

Në përballjen Malaga-Atletico Madrid të vetmit fitues janë repartet e mbrojtes së të dyja skuadrave pasi takimi përfundoi me rrjeta të paprekura. Në “Rosaleda” Atletico Madrid mori më shumë iniciativën se vendasit duke rrezikuar me Falcaon dhe Diego Costan dhe ndoshta meritonte më shumë sesa 1 pikë por duhet të kënaqet edhe me një barazim pasi ruajnë vendin e dytë ndërsa mbeten 11 pikë larg Barcelonës kryesuese.

Duhet thënë se tani Real Madridi është vetëm 2 pikë larg tyre kur kanë mbetur akoma edhe shumë javë për t’u luajtur. Malaga ndërkaq ruan pozicionin e saj në vendin e 4 me 43 pikë, por shqetësohet nga Valencia me 1 pikë më pak. Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Real Sociedad-Betis pati një spektakël golash me përballjen në “San Sebastian” që përfundoi 3-3.

Gjithashtu të dielën u luajtën edhe këto takime: Espanyol-Valladolid 0-0, Granada-Mallorca 1-2.