Makina udhëton me 100km/h pa shofer, çmenduria e të riut shqiptar (VIDEO)

screenshot-2_1480770488-3790425

Pasioni për makinat dhe adrenalina që të dhuron shpejtësia ka bërë që shoferët të bëjnë “eksperimente” nga më të ndryshmet. Një i tillë vjen nga autostrada Kavajë-Durrës, ku disa të rinj udhëtojnë me një shpejtësi rreth 100 km/h, por pa shofer. Edhe pse shpejtësia është goxha e madhe, njëri prej të rinjve vetëm sa mban pak timonin me njërin gisht, por mënyra që kanë zgjedhur për të bërë diçka ndryshe është vërtetë një çmenduri, Fatmirësisht, të rinjtë janë shëndoshë e mirë, por ne ju sugjerojmë të mos e provoni këtë teksa udhëtoni. Pasojat mund të jenë fatale!