Majlinda Kelmendi kalon në gjysëmfinale

loading...

loading...
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka mposhtur me lehtësi xhudisten nga Armenia, Zhanna Stankevich, në çerekfinalet e Kampionatit Evropian që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kelmendi fitoi në më pak se tre minuta ndaj armenes duke e arsyetuar plotësisht petkun e favorites në kategorinë deri 52 kg.

Në raundin e parë Kelmendi kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin ishte më mirë se rumunja, Alexandra Larisa Florian.

Nga ana tjetër xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi ka pësuar humbje qysh në rrethin e parë nga turkja Sumeyye Akkus.

loading...