Majlinda e Nora, përgatitje intensive për Botërorin

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova po përgatiten në Koln të Gjermanisë për Kampionatin Botëror që mbahet me 25-31 gusht të këtij viti në Rusi. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe stërvitin në mesin e shumë medalistëve olimpik e botëror.

“Në Koln jemi me dy garuese: Majlindën dhe Norën, ku janë përgatitje të nivelit më të lartë. Aty janë afër gjashtë shtete më rreth 100 garues dhe më shumë medalist olimpik e botëror. Pas një pune në përgatitje fizike që i kemi zhvilluar në Pejë, këtu tash kemi filluar me përgatitje tekniko-taktike dhe kjo përmes sparingut me garuese të nivelit të lartë”, tha Kuka.

Majlinda është kampione e botës, në Rio, ndërsa Nora e shtata. Ndaj, nuk ka më shumë se një muaj para kësaj beteje, në fakt a synoni dy tituj në kategorinë 52 kg dhe 57 kg në Kampionatin Botëror./LajmeOnline/