Majlinda e jashtëzakonshme, shpallet më e mira e vitit në Evropë

Pas triumfit në Kampionatin evropian në Montpellier, më herët gjatë kësaj jave, xhudistja pejane ka shënuar edhe një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.
Ajo është shpallur xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013, në kategorinë deri në 52 kilogramë për senior.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i saj Driton Kuka nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Majlinda u shpall më e mira për vitin 2013, gjatë një ceremonie të mbajtur sonte në Montpellier.
Kështu, Kelmendi vazhdon të radhit suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj të jashtëzakonshme.