Majko: Berisha po luan të “zgjuarin”

loading...

loading...
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko quan të paprecedentë vendimin e kryeministrit në largim Sali Berisha rritjen e pagave. Përmes profilit të tij në Facebook, Majko bën apel që qeveria ti japë fund, vendimeve për premtimet e pambajtuara me qëllim që Kuvendi i ri të mos nisë punën me anulimin e tyre.

Postimi i plote
LAJM: Sot mësova që qeveria në detyre (humbëse e zgjedhjeve të 23 qershorit) ka marrë vendimin për rritjen e rrogave. Ky është një gjest i paprecedentë.

Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?! Cfarë janë duke bërë me financat e vendit këta qeveritarë të përkohshëm?! Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për “premtimet e mbajtura” të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?!

Media njofton me shqetësim se Ministria e Financave sapo ka shpallur ankandin e rradhës për bono thesari me afat 12-mujor dhe 6-mujor maturimi, në total 25.4 miliardë lekë të reja. Ky ankand do të zhvillohet ditën e martë, më 9 korrik, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku do të shiten përkatësisht 16.4 miliardë lekë bono 6-mujore dhe 9 miliardë bono me afat njëvjeçar maturimi. Kjo praktikë është e zakonshme në të gjithë muajt e vitit, por kurrsesi në periudhën, gjatë së cilës qeveria konsiderohet si “qeveri në detyrë”,TRANSMETON ALBEU.

Banka Botërore dhe FMN kanë shprehur alarm për nivelin e borxhit publik të Shqipërisë dhe stabilitetin financiar të saj. Pyetjet janë shumë dhe të hidhura. Disa prej tyre janë:
Sa është borxhi i Shqipërisë? Si është bilanci i pagesave të shtetit shqiptar aktualisht?! Kush do përgjigjet para ligjit në se situata ekonomike e vendit po shkon drejt një paralize financiare?!

Kush mendon se luan të “zgjuarin” dhe “burrin e mirë” të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt! Ka ende kohë për reflektim për ata që e duan këtë vend edhe kur nuk janë në pushtet!/LajmeOnline/

loading...