Mahnitëse! Regjistrohet për herë të parë në historinë e shkencës lindja e një ylli të ri që në bërthamë të tij!

yl

Një ekip astronomësh zbuluan dhe regjistruan pamje nga lindja e një planeti.
Duke përdorur teleskopin VLT të Observatorit Jugor të Europës (ESO), shkencëtarët vëzhguan yllin e ri HD 100546 që ndodhet 335 vite dritë larg nga sistemi diellor. Në diskun e materies kozmike që është krijuar rreth yllit, kanë filluar proceset e formimit të një sistemi diellore. Hulumtuesit pohojnë se kanë diktuar një planet, i cili ndodhet në fazat fillestare të krijimit të tij.

Zbulimi
“Deri më sot shkencëtarët mund të studionin procedurën e formimit të një planeti, sidomos nëpërmjet simulimeve/mimikës. Nëse vërtet ajo çka ne pamë dhe regjistruam është procedura e formimit të një ylli të ri, atëherë për herë të parë shkencëtarët do mund të studiojnë fenomenin në kushte origjinale “natyrale” madje që nga fazat e para të formimit të tij”, pohoi Sasha Kwanza, nga Universiteti ETH në Cyrih cili ishte anëtar i ekipit hulumtues.
Hulumtuesit vlerësojnë se kur të përfundojë formimi i planetit, kjo do të jetë një masë gjigante gazërash, tre herë më i madh se Jupiteri. Hulumtimi është publikuar në revistën “Astrophysical Journal Letters”.

 

VLT and Hubble images of a gas giant planet forming in the disc around the young star HD 100546Lindja 2