Mahnitëse: 8 vjeçarja nga Brazili shëron kancerin dhe sidan përmes lutjeve

Një vend në Brazil, ku krimi është në një shkallë shumë të lartë, pothuajse askush nuk pret që ta takojë Zotin.

Mirëpo, një vajzë tetëvjeçare, pretendon që ajo komunikon me Zotin për të shëruar sëmundje të ndryshme. Ajo, me ndihmën e Zotit, shëron njerëzit e sëmurë nga kanceri, sida dhe shumë sëmundje të tjera. Alani Santos pretendon që përmes mrekullive ajo arrin të shërojë sëmundje të ndryshme në kishën e babait të saj, e cila gjendet jashtë Rio de Zhanieros.,raporton Gazeta Kosova Sot

Në videot e saj në ‘YouTube’ ajo shihet duke i ndihmuar një gruaje të vjetër, e cila pas ‘mrekullisë’ arrin të ecë pa shkopin, të cilin e kishte përdorur për vite të tëra. Alani Santos shihet edhe duke e shëruar një burrë, i cili kishte vuajtur nga HIV-i për shtatë vite. E inkurajuar nga babai i saj, prifti Adauto Santos, i cili më herët ka qenë hajdut i makinave, ajo vendos duart e saj mbi njeriun, i cili më pas shtrihet në dysheme i tronditur. Dy herë në javë ajo pranon vizitorë të shumtë nga gjithë Brazili, shumica e të cilëve shpresojnë që të preken nga duart magjike të vajzës së vogël. Pas shërbimit, pacientëve u thuhet të dhurojnë para për njerëzit në nevojë, të cilat prifti Santos së bashku me vajzën e tij i mbledhin në një kuti. Alani, e cila e bën këtë punë tash e dy vite, ka thënë që i pëlqen shumë t’u ndihmojë njerëzve dhe pretendon që në të ardhmen të bëhet doktoreshë, për t’iu ndihmuar njerëzve të sëmurë. Gjatë një interviste për ‘Vocative’ ajo ka thënë: ‘Ta shohësh Zotin duke u ndihmuar njerëzve dhe duke i shëruar ata është një gjë e mrekullueshme. Unë lutem dhe Zoti bën mrekulli. Babai im interviston njerëzit, të cilët thonë që unë kam arritur t’i shëroj’.

Babai i Alani-së ka hapur një uebfaqe, ku njerëz nga mbarë bota mund të dërgojnë lutjet e tyre, të cilat pranohen nga vajza, e cila tani është bërë e njohur si ‘Missionarinha’ apo ‘misionarja e vogël’. Në këtë uebfaqe shiten DVD dhe posterë të ndryshëm, ndërsa vizitorët kanë mundësi të kontaktojnë me Alani-në përmes ‘Skype’. Gjatë një interviste për ‘Guardian’, Santos ka thënë: ‘Ajo është një fëmijë normal, përveçse ka këtë dhunti nga Zoti. Ajo është thjesht një instrument’. Alani është vetëm një shembull i shërimit të shpirtit në një shtet, ku çdo ditë njerëzit konvertohen nga Krishterimi në Pentekostalizëm. Kisha pentekostale beson në komunikimin me Zotin përmes shpirtit të shenjtë dhe më pas ky komunikim reflekton tek besimtarët, përmes shërimit të sëmundjeve dhe profecisë. Teksa i përshkruante fuqitë e saj, Alani ka thënë: ‘Shumicën e herëve unë vetëm vë duart e mia mbi trupin e të sëmurit, lutem dhe ai shërohet’.