Mafia shqiptare furnizon me armë rebelët në Siri

loading...

mafshqi

loading...
Rebelët në Siri po furnizohen me armatime që vijnë nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Lajmi bëhet i ditur nga medie izraelite të cilat saktësojnë se këto armë po dërgohen në Siri nga grupe mafioze në Shqipëri.

Shumica e armatimeve shkojnë për grupin islamit Jabhat al-Nusra, fraksion rebel që identifikohet me Al Kaedën. Mediet izraelite raportojnë se bëhet fjalë për armatime të rënda ku përfshihen edhe anti-tank.

Kosova është lidhur edhe më parë më konfliktin në Siri, pasi është akuzuar se në bazat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë stërvitur rebelë sirianë që po luftojnë për rrëzimin e regjimit të Presidentit Basha al Asaad.

Jabhat al-Nusra që do të thotë “Fronti për Mbështetjen e Popullit të Sirisë”, është grup ushtarak që operon në Siri. Grupi bëri të ditur krijimin më 23 janar të vitit 2012. Jabhat al-Nusra është grupi më agresiv dhe më i suksesshëm nga forcat rebele. Në dhjetor të vitit 2012, SHBA e ka konsideruar këtë grup si organizatë terroristë.

loading...