Madridi e do Valon Behramin

Valon Behrami do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Dhe, interesimi i klubeve për futbollistin kosovar nuk mungon.

Sipas mediave italiane, respektivisht gjigantit ‘Sky’, Atletico Madridi është vënë në kërkim të përfaqësuesit zviceran, i cili ka shkëlqyer në vitet e fundit në Serie A.

Për mesfushorin e Napolit, “Los Colchoneros” duhet t’i paguajnë 8 milionë euro.

Përpos Atleticos, për ish futbollistin e Veronës, Lazios, Ëest Ham Unitedit dhe Fiorentinës, interesim ka shprehur edhe Interi.