Madonna puth live gazetarin

loading...

timthumb

loading...
Ajo gjithmonë surprizon dhe befason, jo vetëm më paraqitjet skenike por edhe me veprimet që bën. Madonna kësaj radhe u shfaq në skenën e “Glaad Media Awards” e veshur si sherife policie duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Por intensiteti i vëmendjes u rrit aq shumë kur ajo u ngjit në skenë dhe boom nuk duroi por dhuroi një puthje gazetarit Anderson Cooper duke i lënë me gojë hapur të gjithë.

Madonna ka marrë pjesë në aktivitetin e 24-të që zhvillohet për lesbike, gei, biseksualë dhe transgjinorë në New York.
Nuk është hera e parë që Madonna bën veprime të tilla,një nga veprimet e saj po kaq shokues ka qënë në çmimet “MTV Video Music” në vitin 2003, kur Madonna i dhuroi puthje në buzë 2 këngëtareve të njohura Britney Spears dhe Christina Aguilera.

loading...