Madona bëhet miliardere, ndersa vëllai i saj është i pastrehë!

madonna

Ndërsa Madona i është bashkuar tashmë klubit të miliarderëve në botë, vëllai i saj i pastrehë jeton në një realitet krej tjetër.

Këto janë fotot që ka publikuar Daily Mail dhe që janë marrë këto ditë, ku shfaqet vëllai i mbretëreshës së muzikës në të ftohtin e acartë duke pirë alkol.

Anthony Ciçone, i cili ka jetuar rrugëve për gati tre vjet, pohon vetë se motra e tij, superstar, nuk do t’ja dijë nëse ai është gjallë apo jo.

Mail Online ka zbuluar se familje e tij është në fakt e tmerruar nga frika se nga momenti në moment ai mund të vdesë, duke mos patur mundësi të kujdesen për të.

Vetëm pak kohë më parë ai ka kaluar 1 vit në burg, pasi u arrestua nga policia para një kishe, i dehur në prani të disa fëmijëve.