Madhështore ajo se çka bëri Policia e Kosovës

Dje në Ferizaj një femër ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Një femër në Ferizaj, kishte tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti, me qëllim që të vetëvritet.

Siç thuhet në raportin e policisë, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe përmes dritares së korridorit kanë arritur ta tërheqin dhe ta shpëtojnë viktimën.

Viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.