Macja e zezë që shpëtoi jetën e familjarëve të saj (FOTO)

1-224-558x330

Në Comacchio, qytezë në provincën e Ferraras në Itali, ka një hero të ri. Ajo quhet Morgana dhe është një mace e bukur në ngjyrë të zezë.
Sipas medieve italiane, pak ditë më parë ajo shpëtoi jetën e familjarëve të saj. “Nëse nuk do të ishte ajo, do të kishim vdekur të gjithë një natë më parë, tregon në “Facebook” Eleonora Cinti.
Kjo për arsyen se, soba e ngrohjes kishte marrë zjarr dhe monoksidi i karbonit ishte çliruar në të gjithë shtëpinë.
“Morgana më zgjoi me këmbëngulje, duke mjaulluar e dëshpëruar. Ajo është engjëlli ynë”, shkruan akoma Eleonora, e cila ia dedikon historinë dhe postimin e saj atyre që “besojnë te tersi apo mungesa e fatit që sjell macja e zezë”.
“Më zgjoi rreth orës 6 të mëngjesit, mendova se donte që ta përkëdhelja… Ne ishim të gjithë të habitur dhe vetëm pak më pas e kuptuam që bëhej fjalë për monoksidin e karbonit që ishte çliruar nga soba e cila kishte marrë flakë. Vrapova që ta shuaj, ndërsa zjarri kishte përfshirë tubat pas murit. Pastaj me kova me ujë kemi shuar zjarrin në sobë dhe pasi hapëm dritaret, gjendja u kthye në normalitet”, përfundon e zonja e maces së zezë.

1-224-558x330Macja e zezë që shpëtoi jetën e familjarëve të saj (FOTO)