Lyeni këmbët me këtë vaj, nuk do të keni më probleme me venat e zgjeruara

loading...

Kumaku është bimë që vjen nga India. Është zbuluar se kjo bimë ka aftësinë e pastrimit të enëve të gjakut, i relakson dhe ul kolesterolin në gjak, sidomos nëse kombinoni me luleradhiqe ose shtog. Studimi më i fundit ka treguar se kumaku ul shtypjen e gjakut dhe ndikon si relaksues, e sugjerohet edhe te “angina pektoris”.

Tash është koha e duhur ta përgatisni vajin nga kumaku, në këtë mënyrë:

Merrni rreth 50 lule të kumakut, i pastroni mirë dhe i thani prej ujit, i futni në një kavanoz dhe shtoni 1 litër vaj ulliri. Kavanozin e mbyllni dhe e lini 4 deri 5 javë në diell. Mund ta përdorni për të shëruar të djegurat, venat e zgjeruara, përmirësuar lëkurën nga dëmtimi i rrezeve të diellit.

Eliksiri kundër venave të zgjeruar

Ngrohni gjysmë kg dhjam derri në zjarr të lehtë. Më pas shtoni dy grushte me gjethe të freskëta të kumakut dhe një grusht me gjethe të thara të gështenjës së egër. E lini të vlojë, e hiqni nga zjarri dhe e përzieni për 5 minuta. E mbuloni dhe e lini në vend të ftohtë për 24 orë. E vendosni në shishe të thatë. Venat t’i lyeni çdo mbrëmje. Lyeni këmbët me këtë vaj, nuk do të keni më probleme me venat e zgjeruara

loading...

loading...