Lyejini flokët në mënyrë natyrale. Këto receta do t’i bëjnë ato të përsosur

loading...

loading...

Sipas studimeve, rreth 65% e grave i lyejnë flokët e tyre. Ju ndoshta jeni një nga ato që i përdorni rregullisht bojëra. Megjithatë, këto ngjyra janë të mbushura me kimikate, ku sipas ‘Instituti Kombëtar të Kancerit’, atyre u shtohen rreth 5000 kimikate.

Prandaj, kontakti me këto kimikate çon në efekte të ndryshme negative në shëndet. Nga ana tjetër, ekzistojnë alternativa natyrale të përkryera që mund t’ju ndihmojnë të lyeni flokët tuaj në një mënyrë të sigurtë.

Lëvozhga arre
Ato janë të mahnitshme për të lyer flokët ngjyrë kafe të errët. Thjesht duhet t’i shtypni dhe tu merrni lëngun. Hidhni në të edhe pak pluhur arre dhe lëreni përzierjen mënjanë për pak minuta. Aplikojeni përzierjen në flokë dhe lëreni për në orë. Shpëlajini me ujë të vakët.
Nëse dëshironi të keni ngjyrë më të fortë, mund të kulloni lëngun e tyre dhe ta vloni. Lëreni derisa të merrni ¼ e sasisë së fillimit. Ftoheni në frigorifer dhe aplikojeni në flokë.

Lëng limoni
Lëngu i limonit është një tjetër metodë. Mjafton të aplikoni pak lëng limoni në flokë dhe ta lini për disa orë. Për nuanaca të lehta, thajeni atë në diell ose përziejeni me çaj kamomili. Përsëriteni procedurën disa herë për efekte më të mira.

Për flokë të kuqe
Përdorni çaj kalendule (e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore). Mjafton të zieni disa lule kalendule në një enë me ujë për 30 minuta. Më pas kullojini dhe hidheni mbi kokë. Thajini flokët mundësisht në diell.

loading...