Lutja e nënës së trenjakëve që u dogjën në banesë: FALI O ZOT SE JANË ENGJËJ!

Pak orë pas tragjedisë së rëndë që tronditi Durrësin e mbarë opinionin publik, kur tre fëmijë të vegjël 3-vjeç u asfiksuan nga zjarri që shkaktuan në banesë pasi luanin me shkrepse, u mësua edhe një detaj shokues për nënën, 30-vjeçaren Migena Konçi.

Kjo e fundit i kish kyçur të vegjlit brenda banesës, e bashkë me dy vajzat më të mëdha në moshë kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë.

Ndërsa nuk dihet ende nëse policia do ngrejë akuzë për pakujdesi për 30-vjeçaren Migena Konçi, zbulohen edhe fotot e trinjakëve.

Vetë nëna i ka postuar fotot e tyre në profilin e saj në Facebook ku i quan “dashuri e trefishtë”.

E poshtë fotove të tyre të shumtë janë ata që komentojnë e urojnë jetë të gjatë. “Fali o Zot se janë engjëj yjet e vegjël”.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 17:30 në Romanat në banesën private të shtetasit Gëzim Konçi. Fatkeqësisht brenda banesës ku ra zjarr kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë. Brenda banesës s’ka pasur asnjë nga prindërit, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga loja me shkrepse e fëmijëve.