Lushnjarja ‘SMS’ emigrantit shqiptar në Angli: Lëre plakën, por hajde të të kënaq unë

Kriza e shoqërisë shqiptare nuk njeh moshë, të gjithë preken nga pak dhe për pasojë humbasin edhe vlerat sociale si dhe ato morale. Mospasja dhe dëshira për të zgjedhur rrugën më të lehtë drejt pasurisë e çon individin drejt degradimit.
Kjo hyrje i shërben kësaj situate që do të prezantojmë më poshtë, e cila është një ndër të shumta rastet që ndodhin në realitetin shqiptar. Një vajzë nga Lushnja, e cila për shkak të paragjykimeve kërkon që të mbetet anonime, tregon se një komshie e saj kërkon që ta lidhë me një djalë shqiptar që jeton në Angli, por që realisht ai është i martuar me një grua të madhe në moshë, kjo për të bërë letrat.
Në mesazhet që kjo vajzë ka dërguar shpjegon se gjatë bisedës me djalin, ai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, por realisht edhe ajo vetë e ka kërkuar diçka të tillë, ndoshta fakti që i riu jeton në Angli e ka trullosur paksa.
“Unë që po ju shkruaj jam një vajzë nga Lushnja, por të lutem anonim, historia ime filloi me një komshie timen, e cila donte që të më fejonte me një djalë që është në Angli, po që figuron i martuar me një shqiptare që ka bërë martesë fiktive vetëm për letra me të.
Kjo nusja e tij e zbuloi këtë plan se mamaja e këtij djali donte që ta fejonte atë me mua , po ta mbanin në fshehtësi deri sa ai të mbaronte punë me letra. Në këto biseda ëhstë [përdorur një fjalor shumë i pisët , po këtë e bëra se këtu është në viktimë në mes dhe dua ti kërkoj publikisht falje për ofendimet që i kam bërë ndaj saj, por është e vetmja mënyrë për ti treguar se ai e ka atë vetëm për letra dhe këtë e dinë të gjithë. Por gjithashtu dua të jap një mesazh për të gjitha cajzat në Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë që të kenë kujdes nga këta djem që janë në emigrim. Ky djali që mua donin të më fejonin është i martuar me një plakë, daj vajzat të kenë kujdes nga ai”, shkruan vajza.
Por në mesazhet e publikuara tregohet qartë se vajza kërkon edhe të bëjë sesk me emigrantin shqiptar, gjithashtu dhe nga ana tjetër është kërkuar e njëjta gjë