Lul Berisha: Shullazi nuk është miku im. Ai u pagua për të më vrarë

loading...


Lulzim Berisha, i cilësuar nga prokuroria dhe policia si kreu i “bandës së Durrësit” dhe i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë ka reaguar pas shkrimit të botuar dy ditë më parë në “Shqiptarja.com”, se ai dhe Emiljano Shullazi janë bashkuar në një grup të vetëm.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Lulzim Berisha shprehet se, nuk ka asnjë njohje me Shullazin.

Sipas tij, emrin e Emiljano Shullazit ai e ka hasur për herë të parë në procesin gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku bashkëpunëtori i drejtësisë, Adriatik Coli, ka pohuar se kundërshtarët e tij e kishin kontraktuar Shullazin si individ për ta ekzekutuar Berishën, kundrejt një pagese prej 200 mijë euro./shqiptarja.com/
lulzim-berisha-1_0-600x445

loading...

loading...