Luftime të ashpra mes Armenisë e Azerbajxhanit, Putin bën thirrje të ndalen (Foto)


Raportohet për luftime të ashpra në rajonin kontestues Nagorno-Karabah, brenda Azerbajxhanit.
Ushtria e Armenisë i ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë lansuar ofensivë madhore, me tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë luftarakë.

Ushtria e Azerbajxhanit thotë se forcat e vijës së parë të saj ishin “sulmuar nga zjarri intensiv” gjatë natës dhe se është dashur të ndërmerren “masa urgjente” nga ushtria.

Rajoni Nagorno-Karabah shtrihet brenda Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se ka “viktima në të dy anët” derisa duket se luftimet po vazhdojnë.

Ky konflikt ka nisur në vitet e shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së përhershme kanë dështuar.

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për dhënien fund të luftimeve,shkruan BBC, transmeton Express.

Nagorno-Karabakh ka qenë në duart e separatistëve armenë që nga përfundimi i luftës që përfundoi në vitin 1994.
l1

l2

l3