Luftëtarët e UÇK-së s’e ndalojnë luftën verbale ndërmjet veti: A u tradhtua Adem Jashari? (Video)

loading...


Ka vazhduar lufta verbale mes njerëzve të luftës me akuza dhe kundër akuza për vrasjet, pritat dhe tradhtitë gjatë dhe pas luftës, raporton KTV.

Akuzat po bëhen për dhe rreth komandantit legjendar Adem Jashari se u tradhtua ose jo nga ushtarët e tij. Pavarësisht kësaj, familja Jashari ende nuk ka vendosur të flasë, pasi po pret të shënojë 18-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

E tëra nisi në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president, e ku deputeti Rexhep Selimi tha se atë nuk e donte Adem Jashari.

Vetë Hashim Thaçi nuk e foli asnjë fjalë, por sherri plasi mes Selimit e ambasadorit kosovar në Tiranë, Ramiz Lladrovci, transmeton Koha.net.

Pas Lladrovcit, Selimin e sulmoi edhe Gani Geci, i cili tha se nuk e di sigurt nëse Lladrovci ia ka shpëtuar jetën Rexhep Selimit, edhe pse përmendi rastin e njëvjetorit të rënies së familjes Jashari, kur sipas Gecit, Lladrovci nuk e kishte lejuar Selimin të marrë pjesë aty meqë, sipas tij, Bashkim Jashari ishte zotuar se do ta vriste atë.
adem

loading...

loading...