Luftë në Shkup/Zjarr zyrës së Ivanovit, 12 të…


Përditësuar/Sipas informacioneve të para nga MPB gjatë protestave janë arrestuar 12 persona ndërsa një është lënduar.

Ky është bilanci i parë nga protesta e sotme, ku është demoluar zyra popullore e Presidencës dhe Ministrisë së Drejtësisë.Eskalon protesta, i vihet flaka zyrës së Ivanovit

Ka eskaluar protesta. Disa protestues kanë demoluar zyrat e presidentit Ivanov. Protestuesit kanë thyer xhamat, janë futur brenda zyrave dhe kanë demoluar të njëjtat.

Ndërkohë që kanë tentuar të demolojnë edhe objektin e Ministrisë së drejtësisë, por janë penguar nga forcat policore, të cilat raportohet se kanë përdorur edhe dhunën për t’i zbrapsur protestuesit.
Tendoset situata në Shkup – gjuhet me gurë zyra e Ivanovit, i digjen fotografitë (Foto)
Gurë dhe vezë fluturojnë drejt zyrës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov në qendër të Shkupit, në protestën kundër vendimit të tij për faljen e politikanëve për të cilët Prokuroria Speciale (PSP) ka nisur hetime.
Mbi dy mijë qytetarë janë mbledhur në protestë kundër qëllimit të qeverisë së VMRO-DPMNE-së për mbylljen e PSP-së dhe abolimin e kriminelëve nga radhët e pushtetit.

Ata para zyrës së Ivanovit janë edhe duke brohoritur parulla, si “shet mafioz!” e të ngjashme, ndërsa edhe kanë djegur fotografitë e presidentit./IndeksonlineTendoset situata në Shkup – gjuhet me gurë zyra e Ivanovit, i digjen fotografitë (Foto)
Gurë dhe vezë fluturojnë drejt zyrës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov në qendër të Shkupit, në protestën kundër vendimit të tij për faljen e politikanëve për të cilët Prokuroria Speciale (PSP) ka nisur hetime.
Mbi dy mijë qytetarë janë mbledhur në protestë kundër qëllimit të qeverisë së VMRO-DPMNE-së për mbylljen e PSP-së dhe abolimin e kriminelëve nga radhët e pushtetit.

Ata para zyrës së Ivanovit janë edhe duke brohoritur parulla, si “shet mafioz!” e të ngjashme, ndërsa edhe kanë djegur fotografitë e presidentit./Indeksonline
S