“Luftë” në qendër të Korçës: Plagoset me armë një i ri (Video,+16)


Një i ri ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës.
Mësohet se i plagosuri është Aleksandër Beshiri, 25 vjeç dhe është qëlluar me plumb në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7 të rrugës “Don Gjon Buzuku”.

Sipas informacioneve paraprake, përcjellin mediat shqiptare, i riu u dërgua në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Motivet e ngjarjes janë të paqarta, kurse policia ka mundur të arrestojë menjëherë edhe autorin e plagosjes.

Ai është shoqëruar në komisariat ku dhe do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Identiteti i tij nuk dihet ende.
sdfa