Lufta po afrohet:Amerikanët mbërrijnë në Estoni, në kufi me Rusinë (VIDEO)

loading...

Në internet është shfaqur një video ku shihen kolona të forcave ushtarake, përkatësisht në qytetin estonez të Narvas, afër kufirit me Rusinë.

Në video shihet qartë një automjet luftarak me flamuri amerikan. Nuk dihet nëse amerikanët janë stacionuar në shtetin estonez, pas rifillimit të luftës mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, të ndihmuar edhe ushtria ruse, e cila thuhet se tanimë gjendet në lindje të Ukrainës.

Forcat e NATO-s marrin pjesë në një paradë të organizuar nga shteti estonez, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Estonisë, 24 shkurt, njofton Ministria e Mbrojtjes së Estonisë, transmeton Telegrafi.

A do të kthehen forcat e NATO-s pas paradës në bazën e tyre, apo do të mbeten në kufirin estonezo-rus, mbetet për t’u parë.

Kujtojmë se ditë më parë forcat ushtarake ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Debaltseve, pas avancimit të separatistëve pro-rusë, të ndihmuar nga ushtria ruse. /Telegrafi/

 
iz-11

loading...

loading...