Lufta për jetë dhe vdekje e një aligatori dhe një pitoni (VIDEO)

loading...

loading...

Një gazetar nga Florida, i cili donte të përdorte kohën e lirë për një udhëtim me biçikletë në natyrë, ka regjistruar një luftë të tmerrshme në mes të pitonit dhe aligatorit. Gazetari Joe Kapoz në Palm Beach Post, po ngiste biçikletën e tij përmes parkut nacional “Big Cypress” kur dëgjoi goditje në ujë. “Ishte e frikshme dhe interesante por edhe e bukur në të njëjtën kohë. Lufta mes grabitqarit dhe presë herë pas here dukej si një balet i këndshëm në ujë”, shkroi ai, raporton “Huffington Post”. Lufta e këtyre grabitqarëve, sipas ekspertit të kopshtit zoologjik, Miami Rona Megillah, “është version natyror i luftë së Gozillës dhe King Kongut”. “Pitoni ishte mbështjellë rreth një aligatori, për ta mbajtur atë nën ujë dhe ka pritur që të ngufatet”, tha Megil.

loading...