Lufta në Durrës, viktima dhe i plagosuri shkëmbyen zjarr me armë në mes të lokalit (Video)


Ka ndërruar jetë njëri prej të plagosurve, në konfliktin me armë zjarri që ndodhi më herët në Lagjen 17, në Durrës. Burimet policore bëjnë të ditur se Asllan Kërtusha nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë duke hetuar intensivisht për zbulimin e shkaqeve të dy plagosjeve, që përfundoi edhe në vrasje. Megjithatë, viktima Asllan Kërtusha njihej si mik i Denis Shtrazës dhe gjasat janë që kjo ngjarje mund të ketë lidhje me të tjera.

Më herët, në një lokal në Lagjen 17, në Durrës, dy të rinj ishin konfliktuar, duke shkëmbyer edhe zjarr. Mësohet se dy persona mbetën të plagosur, u dërguan për në Spitalin Rajonal të Durrësit. Më pas, Asllan Kërtusha ndërroi jetë, duke u kthyer tashmë në një vrasje, që i shtohet vrasjeve të tjera të kohëve të fundit.

Burimet policore bëjnë të ditur se personi tjetër është identifikuar si Bledi Kajno, nga Xhafzotaj, dhe është i plagosur dhe nën vëzhgimin e mjekëve në spital.
asllan-kertusha-1