“Lufta e Madhe do të nisë në Francë, më pas në të gjithë Evropën…”

loading...


Pas atentateve në Bruksel, në internet kanë rinisur të qarkullojnë disa profeci mbi “Luftën e Madhe”.

Konspiracionistët shohin pikërisht në fjalët e Nostradamusit një profeci që për fat të keq po plotësohet sot.
“Lufta e Madhe do të nisë në Francë dhe më pas gjithë Evropa do të goditet. Ajo do të jetë e gjatë dhe e tmerrshme për gjithkënd. Më pas fatmirësisht do të vijë paqja, por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruante Nostradamusi shekuj më parë.
Një profeci që rilexohet sa herë ndodhin sulme në Evropë. Sipas një tjetër pasazhi të volumit “Profecitë” të Nostradamusit, “Do të jenë shumë kuaj kozakësh që do të pijnë ujë në burimet e Romës”.
Ai shton se “Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke shkatërruar qytetin. Do të shihen vetëm vrasje dhe kaos. Do të dëgjohen vetëm zhurmë armësh dhe mallkime. Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e AntiKrishtit”, thotë Nostradamusi.
lf

loading...

loading...