Lufta brutale midis luanëve dhe bufalove, por triumfuesit s’janë ata që mendoni (VIDEO)

Kjo video tregon momentin kur dy luanë të fuqishëm tentuan të rrëzonin një bufalo të vetmuar, por jo gjithçka shkoi si pas “planit” të grabitqarit më të fuqishëm të Afrikës.
Luanët menduan se do të kishin një darkë të lehtë kur ata vëzhguan bullain e plagosur, por nuk i kishin bërë mirë llogaritë.
Solidaritetin midis barngrënësve të mëdha të savanës është i jashtëzakonshëm dhe ata përballen me rrezikun në çdo rast.
Në klip, njëri prej luanëve i hidhet në shpinë buallit me synim për ta vrarë atë dhe më pas bashkë me shokun e tij e rrëzojnë përtokë.
Por, ndërsa bualli thërret me ankth, një duzinë miqsh të tij vijnë me shpejtësi duke luftuar me grabitqarët. Për pasojë, luanët largohen.
Skenat e pabesueshme u kapën nga kamerat e regjisorit Oliver Lane, në Afrikën e Jugut. Lufta brutale midis kafshëve u zhvilluan vetëm 25 metra larg makinës së regjisorit dhe ekipit të tij./Gazetain
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO