Lubonja lëvdata në Serbi!

loading...

loading...
Radio Televizioni publik i Serbisë në portalin e rts.rs i ka dhënë hapësirë të rëndësishme analistit dhe shkrimtarit nga Shqipëria, Fatos Lubonja s Lubonjës, duke cituar atë që ka thënë.

“Në artikullin e botuar në numrin e muajit maj të revistës ‘Sudosteuropa’, Lubonja ka shkruar për mosreagimin e autoriteteve shqiptare pas lirimit nga Haga të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Lubonja ka theksuar se megjithë se kishte dëshmi të mjaftueshme, Haradinaj është liruar. Sipas tij, dëshmitë ishte të vërteta. Ramush Haradinaj dhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së “janë vrasës” dhe se “elita politike në Shqipëria dhe Kosovës kanë mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së”, keto kanë zënë vend në shumicën e mediave të Serbisë.”, shkruan rts.

Më pas në këtë artikull, rts thekson se këto komente te Lubonjës kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovës, derisa citon edhe deklaratën e Haradinajt se do ta padisë atë.

Po ashtu aty citohen edhe deklaratat e zëdhënësit të AAK-së, Ernest Luma i cili Lubonjën e quan “birë kurve”, pastaj mospajtimet që shfaqën ministrat Vlora Çitaku e Memli Krasniqi, etj.

Të gjithë komentuesit në këtë artikull e kanë ‘lavdëruar’ Lubonjën, duke shkruar se “ai e ka mirë” dhe se “shqiptarët e Kosovës më mirë do të kishin jetuar me Serbinë sesa të udhëhequr nga komandantët e UÇK-së”.

loading...