Luana Vjollca bashkë me Dj Blun e Real 1…

Menjëherë pas publikimit të baladës “Askush s’do ta besojë”, ka menduar të vijë me krejt diçka tjetër tash kur sezona e këngëve ritmike po vjen.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Luana Vjollcën, e cila ka kohë që së bashku me dyshen e reperëve, Real 1 dhe Dj Blunt, janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mësohet se arsyeja e qëndrimit të tyre për kaq shumë kohë bashkë është se së shpejti do të sjellin një bashkëpunim të ri.

Ndërsa këtë e konfirmon edhe kjo foto që është postuar së fundi në rrjetet sociale, ndërsa pjesë e këngës do të jetë edhe motra e Luanës, biondja seksi, Marina Vjollca.

Detaje të tjera mbi këngën nuk janë dhënë ende, por duke parë këngët e tyre të mëparshme të këngëtares dhe reperëve, besohet se do të jetë një hit i kësaj vere.