Luan Krasniqi dënohet për dhunë familjare

downloadIsh-kampioni evropian në boks, junikasi, Luan Krasniqi, ka zgjidhur problemin me dy familjarët e tij, Dervish dhe Kushtrim Krasniqi me vendim të gjykatës gjermane.

Më 6 maj të vitit 2012, Luani bashkë me vëllain e tij, Agimin, patën një zënkë me xhaxhain e tyre, Dervish Krasniqi dhe djalin e këtij të fundit, Kushtrimin, ku përveç grushteve, pati edhe thyerje të një shisheje të xhamit.

Kjo çështje shkoi në gjykatë, e cila të mërkurën detyroi Luanin dhe vëllain e tij të paguajnë gjithsej 2500 euro për palën tjetër, raportojnë mediat gjermane.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.