Low do të vazhdojë në krye të Gjermanisë

Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë dhe në vazhdim dhe madje DFB pritet t’i ofrojë atij dhe një rritje page në mënyrë që të mos jetë i tunduar nga ndonjë ofertë, e cila mund të vijë nga klubet e mëdha europiane.

Aktualisht Low përfiton një pagë prej 3.5 milionë Eurosh në vit ndërkohe që Federata po mendon dyfishimin e pagës së tij deri në vitin 2016 dhe tashmë Low thjesht duhet të finalizojë me firmë marrëveshjen e re që do t’i ofrohet.

Në tetë vjet në krye të përfaqësueses gjermane, Low ka fituar një titull Botëror, në 2008 ishte nënkampion Europe në 2012 arriti deri në gjysmëfinale të kompeticionit kontinental.