Lorik Cana reciton poezinë që Nënë Tereza shkroi pak ditë para vdekjes

cana_vatikan
Vazhdon të mbahet në Vatikan koncerti madhështor në nderim të Nënë Terezës.

Nder të tjerë Lorik Cana recitoi para pak minutash një poezi që Nënë Tereza shkroi më 9 gusht të vitit 1997, pak ditë para vdekjes.

Poezia mban titullin “Dua të kthehem në Shqipëri” dhe u prit me brohoritje nga të pranishmit.

DUA TE KTHEHEM NE SHQIPERI

Si shume po vepron Qoftelargu ne anet tona !
12 shtatore me figura shenjtesh, do te doja te kisha ne shqiperi
patjeter dhe ne Kosove 12 te tjera, te luteshin murgeshat e mia
per te larguar te keqen, nga atdheu im.

Dua te kthehem ne SHQIPERI,
t’u sherbej me te varferve te gjakut tim.

Dhe ne nderim te kujtimit te prinderve dua te kthehem,
prane tyre te mbylle syte.