Lori Hoxha për babain: ‘Ti nuk do doje ta bëja publike, por bota duhet ta dijë…’

loading...

Kanë kaluar 8 vjet që nga aksidenti automobilistik që i mori jetën themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha. Dhe pas 8 viteve, ka qenë pikërisht vajza e tij e madhe ajo që ka zgjedhur një mënyrë tepër prekëse për të nderuar kujtimin e babait të saj.

Lori ka publikuar për herë të parë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet z.Hoxha teksa mban në duar djalin e porsalindur, Itanin. “E di që ti nuk do doje ta bëja publike këtë video, por bota meriton të dijë që pas atij njeriut vizionar ndodhej një baba i mrekullueshëm! Një pjesë e zemrës time do jetë me ty kudo që ti të jesh, por ajo që më mbush me gëzim është të di se ishim aty për të shtrënguar dorën tënde në çdo hap tëndin. Sara, Redia, Itan dhe unë do jemi përgjithmonë mirënjohës dhe të nderuar për gjakun tënd i cili rrjedh në venat tona. Botës i duhen më shumë njerëz si ty. Na mungon vërtet!”

Ndonëse Lori është e rezervuar, ajo ka zgjedhur këtë ditë për të ndarë me mijëra ndjekësit e saj pamjet që tregojnë themeluesin e ndjerë në momente të rralla, i shoqëruar nga familja e tij.

loading...

loading...