Londër, super-vila e Mesut Ozil, FOTO

Mesut Ozil po ambjentohet shumë mirë në Londër. Pas polemikave me Real Madrid për ndeshjet e tij jo shumë të mira, futbollisti i kombëtares gjermane vendosi të ndërojë ambjent dhe të transferohet te Arsenal, ku duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë. Fantazisti me origjinë turke po kontriubon në sukseset e “Topçinjëve” si në Premier League ku pas 6 javësh Arsenal është në krye të tabelës ashtu edhe në Champions League.

Me kritikat të lëna pas shpine Ozil po fillon një jetë të re në Angli, së bashku me të dashurën e tij, këngëtaren Mandy Capristo. Çifti i famshëm ka marrë tashmë një vilë luksoze në lagjen Chelsea, shumë pranë banesave të vipave të tjerë si: Madonna, Bob Geldof, Hugh Grant, Mick Jagger, Kylie Minogue dhe Gwyneth Paltrow.

Shtëpia është 16,300 metra katrorë dhe është dizenjuar nga Harrison Varma. Ajo ka 8 suita gjumi, 6 dhoma ndenje, një kinema private madhështore, pishinë të brendshme, palestër, kuzhinë fantastike, një super-garazh për gjashtë makina dhe gjithçka tjetër që mund të kërkojë një njeri.

foto (1)

71705

71706

71707

71712


Comments are closed