Lokali i kosovarit në Londër, i preferuari i Princit Harry

f1_29-labi-balline-te-showbiz1364584366

Londër, 29 mars – Princi Harry i Mbretërisë së Bashkuar, i vlerësuar nga revista “Town & Country” si mashkulli më i dëshiruar nga beqareshat për vitin 2013, bën pjesë ndër klientët e një lokali në pronësi të një shqiptari në Londër.

Duke folur për mediat britanike lidhur me gjërat që pëlqen më së shumti në Fulham, Harry ka përmendur dyqanet familjare, pemët e gjelbra, kafenetë dhe restorantet.

Kafeneja e preferuar e nipit 28-vjeçar të Mbretëreshës Elizabeth është “Labi”, në Fulham Broadway, e që është biznes familjar i Labi Krasniqit nga Prishtina, shkruan BW.

“Labi’s Café” është mjaft e popullarizuar në Britani. Gjatë vitit të kaluar gazeta “The Guardian” e vlerësoi kafenë që shërbehet aty si më të shijshmen që mund të ofrohet në tregun britanik.