Llotaria 2019/ Flet avokati: Si ta plotësoni aplikimin për lotarinë amerikane, rregullat

Programi i llotarisë amerikane është një mënyrë që iu ofrohet shtetasve të huaj, për të ardhur si emigrantë në SHBA, duke u dhënë të drejtën të punojnë e jetojnë në mënyrë të përhershme në këtë vend së bashku me familjet e tyre (bashkëshorten dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç).
Avokati Kieran Both jep te gjitha detajet e nevojshme të publikuara nga Illyria:

Aplikimet për llotarinë amerikane, DV-2019, duhet të dorëzohet elektronikisht duke filluar që nga mesdita e datës 3 tetor, 2017 e martë, mesditë (Eastern time) deri ditën e martë 7 Nëntor, 2017.

Gjatë periudhës së regjistrimit applikantët do të kenë akses për formularin, Form (E-DV), në adresën www.dvlottery.state.gov. Aplikantëve u sugjerohet që të mos presin deri ditën e fundit. Të gjithë ata që bëjnë kërkesë dy herë, skualifikohen.

Kërkesat e bëra si duhet do të konfirmohen në internet , ku do të shihni emrin tuaj, ditëlindjen, vendlindjen. Mund të skualifikoheni nëse nuk dërgoni fotografitë, elektronikisht. Formularët në letër nuk pranohen. Fotografitë duhet të jenë për ju, për bashkëshortin tuaj,për secilin fëmijë nën moshën 21 vjeç,duke përfshirë këtu edhe fëmijët e adoptuar.

Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar hyrjet e shumëfishta. Individët me më shumë se një hyrje do të skualifikohen.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do të pranojë formularë të pa kompletuar. Nuk ka pagesë për të dorëzuar një formular hyrjeje. Aplikantët duhet të përdorin një brauzer të ri kur të dorëzojnë aplikimin; brauzerit më të vjetër (Internet Explorer 8, për shembull) ka të ngjarë të kenë probleme me sistemin DV në internet.

Versioni anglisht i udhëzimeve të Programit DV-2019 është në formatin PDF dhe ai duhet të përdoret. Versioni në gjuhën angleze i udhëzimeve të Programit DV-2019 është i vetmi version zyrtar. Përkthimet jozyrtare në gjuhë të tjera do të shtohen në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, pasi të bëhen të disponueshme. Gjithashtu, ka një video në dispozicion për prezantimin e procesit të llotarisë amerikane hap pas hapi .

Ai individ që dorëzon më shumë se një hyrje do të skualifikohet pavarësisht se kush e ka paraqitur atë për individin. DOS ju inkurajon që të plotësoni formularin e llotarisë, pa përzjerjen një “konsulenti “, “agjent të vizës” ose një asistent tjetër që ofron për të ndihmuar. Nëse dikush ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm gjatë përgatitjes, kështu që ju mund të jepni përgjigjet e sakta për pyetjet dhe të mbani letrën e konfirmimit dhe numrin tuaj unik. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Pa këtë informacion, ju nuk do të keni mundësi të përdorni sistemin online që ju informon për statusin tuaj. Kini kujdes nëse dikush ofron për ta mbajtur këtë informacion për ju. Ju gjithashtu duhet të keni akses në llogarinë e postës elektronike të shënuar në hyrjen tuaj E-DV.

Pasi të paraqisni formularin e kompletuar, do të shihni në ekran konfirmimi që përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik .

Printoni konfirmimi me të dhënat tuaja. Duke filluar nga 1 maj 2018, ju do të jeni në gjendje të kontrolloni statusin aplikimit tuaj në dvlottery.state.gov duke klikuar mbi Entrant Status Check dhe duke futur numrin tuaj unik të konfirmimit dhe informacionin personal.

Ju duhet të përdorni këtë adresë për të kontrolluar nëse jeni përzgjedhur për DV-2019 dhe për të parë datën e intervistës për vizë emigrimi. Kjo është e vetmja mënyrë informimi për ndjekjen e procesit në vazhdushmëri. Qeveria e SHBA nuk do t’ju informojë drejtpërsëdrejti.

Ju duhet të jepni emrin , gjininë, datën e lindjes, vendin e lindjes, vendin ku jetoni, adresën postare, adresën e e-mailit dhe fotografitë të marra brenda gjashtë muajve të fundit, tuajat dhe bashkëshortit tuaj dhe të gjithë fëmijëve. Hyrja juaj mund të diskualifikohet ose aplikimi juaj për vizë të refuzohet nëse fotografitë janë manipuluar ose nuk plotësojnë specifikimet.

Ju gjithashtu duhet të shënoni nivelin tuaj më të lartë të arsimit, statusin aktual martesor dhe numrin e fëmijëve të pamartuar nën moshën 21 vjeç. Të gjithë fëmijët duhet të regjistrohen pavarësisht nëse ata jetojnë me ju ose që duan të vijnë e bashkohen me ju, nëpërmjet emigrimit në Shtetet e Bashkuara.

Duhet gjithashtu të dorëzoni fotografitë e fëmijëve. Moslistimi i të gjithë fëmijëve që kanë të drejtë të bashkohen me ju, do të rezultojë në refuzimin e aplikantit kryesor dhe refuzimin e të gjitha kërkesave për vizë në kohën e intervistës për vizë.

DOS do të bëjë përzgjedhje të rastit nga kompjuteri në mesin e individëve të kualifikuar. Të gjithë pjesëmarrësit e DV-2019 duhet të klikojnë në Entrant Status Check duke përdorur numrin unik për të parë nëse janë zgjedhur në programin e DV. Kontrolli i statusit do të jetë në dispozicion në faqen e web të E-DV në dvlottery.state.gov duke filluar nga 1 maji 2018, deri më 30 shtator 2019.

Nëse jeni zgjedhur, do të merrni udhëzime të mëtejshme, duke përfshirë informacion në lidhje me tarifat që lidhen me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Entrant Status Check do të jetë i vetmi mjet me të cilin Departamenti i Shtetit njofton përzgjedhësit e aplikantëve për llotarine,DV-2019.

Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi me postë elektronike ose do të njoftojë të zgjedhurit me e-mail. Ambasadat dhe konsullatat e SHBA nuk do të ofrojnë ndonjë listë të të zgjedhurve, ndaj jeni të inkurajuar që të shikoni tek Entrant Status Check përmes të cilit do të merrni njoftim për statusin tuaj. Mos u mbështetni tek askush tjetër që të kontrollojë statusin tuaj e t’ju informojë.

Për të emigruar, zgjedhësit e DV duhet të jenë të pranueshëm në Shtetet e Bashkuara. DS-260, Online Immigrant Visa dhe zyrtari konsullor, do t’ju bëjë pyetje për të parë ligjshmërinë tuaj për të emigruar në SHBA.

Të gjithë të zgjedhurit, duke përfshirë anëtarët e familjes, duhet të njoftohen deri më 30 shtator 2019. Në asnjë rrethanë, Departamenti i Shtetit nuk mund të miratojë rregullime pas kësaj date, as edhe për anëtarët e familjes për t’u bashkuar me aplikantin kryesor në Shtetet e Bashkuara.