Liverpool nuk ka të ndalur, një hap larg titullit

loading...

loading...
Nëse Chelsea dhe Manchester City dinë të ndalen një gjë të tillë nuk do dhe nuk di ta bëjë Liverpooli. Skuadra e Brendan Rodgers ka arritur fitoren e 11 rradhazi në Premier League dhe viktima e rradhës është Norwich.

“The Reds” fituan 2-3 duke hedhur një hap të rëndishëm drejt titullit kampion. Miqtë i vunë gjërat në vijë që në 10 minutat e para ku shënuan dy herë me Sterling (4) dhe Suarez (10), por me fillimin e pjesës së dytë vendasit ngushtuan me anë të Hooper (54).

Por pas tetë minutash Sterling realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për “The Reds” duke marrë tre pikët e rradhës dhe duke e parë veten +5 nga Chelsea kur duhen edhe tre javë deri në përfundim. Golin e dytë për Norwich e shënoi Snodgras në minutën e 77.

Kujtojmë që javën e ardhshme luhet supersfida Liverpool-Chelsea.

loading...