Liverpool nuk dorëzohet

loading...

loading...
Liverpooli po vazhdon me lojë të fortë në Premierligë. Skuadra e Brendan Rodgers e ka mposhtur West Hamin me rezultat 2 me 1.
Gerrard ka qenë hero i ndeshjes pasi që ka shënuar të dy golat e fitores nga penalltia. Në tentim për të ndaluar Suarezin, Tomkins luajti me dorë në minutën e 44 duke siguruar penallti për Reds. Gerrard ishte i pagabueshëm për 1 me 0.

Dy minuta më pas, Demel barazoi pas një pakujdesie nga Mignolet.
Flanaghan i siguroi penalltinë vendimtare Liverpoolit kur në minutën e 70 ndalet nga portieri Adrian. Gerrard ishte edhe një herë i pagabueshëm për fitoren e Liverpoolit.
Me këtë fitore, Liverpooli rikthehet në pozitën e liderit më 2 pikë më shumë se Chelsea dhe 4 pikë më pak se City që ka dy ndeshje më pak.

loading...