Live: Krasniqi vs Brahmer

step5
Haxhi Krasniqi boksit profesionist i hyri në vitin 2005. Fillimisht nuk i shkoi mirë, por nuk u dorëzua, dhe pas 4 dueleve të dobëta, filloi të shkëlqejë, duke i regjistruar mbi 30 fitore dhe e kishte fituar të drejtën për ta kërkuar titullin në vitin 2013, por e kishte humbur shansin. Kjo është hera e dytë që e kërkon brezin e artë. Por, ai sërish nuk u dorëzua, dhe sot është sërish aty: afër titullit, afër realizimit të ëndrrës së tij dhe gjithë shqiptarëve.

Në ora 23:00 pritet të del Krasniqi nga dhomat e zhveshjes, për t’u ngjitur në ring

Palestra ku do të luftohet për titull të kampionit botëror është përplot shikues. Ka shumë shqiptarë, përkrahës të mëdhenj të Haxhi Krasniqit

Jurgen Brahmer është kampion botëror nga viti 2013. Nga atëherë titullin e ka mbrojtur tri herë. Haxhi Krasniqi është sfida e tij e katërt.

Haxhi Krasniqi ka luftuar njëherë për titull botëror, por pati humbur në Londër, nga vendasi, Nathan Cleverly. Kjo është hera e dytë që Krasniqi lufton për këtë titull.